Projekte

Hapësira të projektuara,
jo të dekoruara.

Interiere për klientë privatë. Çdo hapësirë ka nisur nga një planimetri ekzistuese dhe një buxhet real.

Projekt për projekt

Çfarë u zgjidh, dhe pse.

Pesë raste reale, secili nis nga një problem konkret i hapësirës.

01

Zona e ditës pa mure

Kuzhina, ngrënia dhe ndenjja në një hapësirë të vetme, të ndara nga drita dhe nga pozicioni i mobiljeve.

Zonë ditore me divan bezhë dhe kolltuqe blu
Kuzhinë dhe zonë ngrënieje me ndriçim linear
Kuzhinë e hapur e lidhur me zonën e ditës

Sfida

Tri funksione duhet të rrinë në të njëjtën dhomë pa e bërë atë të duket e mbushur, dhe pa e ndarë me mure që do të hanin dritën.

Qasja

Ndarja u bë me dritë dhe me pozicionin e mobiljeve. Një bosht i vetëm shkon nga kuzhina te dritarja, pa asnjë pengesë në mes.

Zgjidhja

Kuzhinë lineare me faqe deri në tavan, llambë lineare mbi tavolinë për të caktuar zonën e ngrënies, perde nga tavani te dyshemeja për ta zgjatur murin lart.

Rezultati

Kalim i lirë nga hyrja te dritarja dhe asnjë metër katror i harxhuar për korridor.

02

Dresingu që fitoi metra

Një kalim që shërbente vetëm për të kaluar u kthye në dhomë veshjeje.

Dhomë gjumi me dresing prej xhami të tymosur
Dresing dhe kalim me ndriçim linear
Zonë ditore dhe ngrënie me tavolinë druri

Sfida

Mes dhomës së gjumit dhe banjos kishte një kalim të gjatë e të errët. Metra që paguhen si të gjithë të tjerët, por nuk jetohen.

Qasja

Kalimi u trajtua si dhomë më vete, jo si mbetje e planimetrisë.

Zgjidhja

Dollapë me xham të tymosur dhe ndriçim brenda, një tavolinë tualeti përgjatë murit dhe një linjë LED që e zgjat perspektivën deri në fund.

Rezultati

E njëjta sipërfaqe, një funksion më shumë — dhe dhoma e gjumit mbeti e lirë nga dollapët.

03

Një dhomë, dy fëmijë

Vend gjumi, vend studimi dhe vend loje, në sipërfaqen e një dhome të vetme.

Dhomë fëmijësh me dy krevate dhe tavolinë pune
Dhomë fëmijësh me krevat në cep

Sfida

Dy fëmijë duhet të flenë, të mësojnë dhe të luajnë në të njëjtën dhomë, pa u zënë me njëri-tjetrin.

Qasja

Depozitimi u ngjit lart. Dyshemeja u la e lirë, sepse aty luhet.

Zgjidhja

Dollapë deri në tavan mbi krevat, tavolinë pune përgjatë dritares për dritë natyrale, krevat në cep për ta liruar mesin e dhomës.

Rezultati

Hapësirë loje në qendër dhe çdo gjë tjetër përgjatë mureve.

04

Materialet që e zgjerojnë hapësirën

Mermer deri në tavan, ndriçim indirekt dhe pajisje të integruara në mobilje.

Mur televizori dhe kuzhinë me mermer të bardhë
Banjo me mermer gri dhe pasqyrë me ndriçim

Sfida

Hapësira të vogla ku çdo sipërfaqe e ndërprerë e bën dhomën të duket edhe më e vogël.

Qasja

Sa më pak linja horizontale. Materiali shkon deri lart dhe drita vjen nga poshtë rafteve.

Zgjidhja

Mermer nga dyshemeja në tavan, rafte me LED brenda, lavatriçja dhe pajisjet e mbyllura në mobilje.

Rezultati

Muret duken më të larta dhe hapësira lexohet si një e tërë, jo si copa.

05

Një klinikë dentare, nga planimetria te mobilia e fundit

Smile by Linda, Tiranë. Projekt i plotë për një klinikë dentare: shpërndarja, impiantet, ndriçimi dhe gjithë mobilia me porosi.

Recepsioni i klinikës dentare Smile by Linda, Tiranë
Fletë mobilie me porosi: banaku i recepsionit me përmasa dhe render
Planimetri teknike e tavanit të varur të klinikës

Sfida

Tre kabinete, recepsion, administratë, infermieri dhe tualete në të njëjtin kat, me impiante të ndryshme për çdo karrige.

Qasja

Fillimisht linjat: ujë, shkarkime dhe rrymë për çdo karrige. Pastaj muret me gips dhe tavani i varur. Mobilia në fund.

Zgjidhja

Planimetri teknike për muret, dyert, hidraulikën, tavanin, 77 pika ndriçimi dhe çelësat, plus 18 fleta mobilie me përmasa dhe materiale.

Rezultati

Çdo mjeshtër, nga gipsi te marangozi, mori fletët e veta me përmasa dhe materiale.

Metoda

Përpara pamjes së bukur.

PLANIMETRIVOLUM
VolumPlanimetria kontrollohet në tre dimensione para se të vizatohet detaji.
PRERJE H 2,70
Prerje dhe dritëLartësitë dhe ndriçimi vendosen këtu, jo në fund të punës.

01

Planimetria

Ajo që keni: një plan, foto ose një ide.

02

Shpërndarja

Një ose dy variante, me argumente.

03

Rendering

Materialet dhe drita, para se t’i porositni.

04

Detajet

Vizatime dhe specifikime për zbatuesin.

05

Kantieri

Opsionale: verifikim gjatë realizimit.

WhatsApp Telefononi