Rreth nesh

Arkitekturë e mësuar
edhe në kantier.

Shumica e projektuesve e njohin ndërtimin nga vizatimi. Ne e njohim edhe nga ana tjetër: nga preventivi që nuk mbyllet dhe nga muri që duhet prishur.

Stela Dyli, arkitekte e licencuar, themeluese e THE LINE Arch Studio

Stela Dyli · Licencë A.2952

Arkitektja

Stela Dyli

E diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe e licencuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Kategoria 2 — banim, industri, turizëm, interier dhe peizazh.

Vitet e para nuk i kaloi para ekranit. I kaloi duke koordinuar projekte, duke përgatitur preventiva e specifikime dhe duke verifikuar punime sipas lejes së ndërtimit, në rezidenca dhe struktura turistike në Tiranë, Palasë e Himarë.

Kjo ndryshon mënyrën si vizaton. Kur e di sa kushton një zgjidhje përpara se ta propozojë, nuk ju shet një ide që do të vdesë në kantier. E ndërton projektin rreth shifrës që keni, duke hequr atë që nuk ju shërben — jo cilësinë.

Çfarë është çfarë. Projektet e listuara më poshtë janë punë e kryer në role të punësuara pranë kompanive dhe studiove. Nuk janë projekte të firmosura nga THE LINE. Projektet e studios i gjeni te Projekte.
  • Durrës Yacht Marina — Beach VistasNë vazhdim
  • Urban GateNë vazhdim
  • Tirana Gateway Tower · Plot Z, Palasë
  • Future Home Residence
  • Kompleksi Delijorgji, Tiranë
  • Green Coast Resort 2, Palasë
  • United Towers of Tirana
  • Square 21 · Corner Residence
  • Delta Falaise Resort & Village, Palasë

Si mendojmë

Tri gjëra që i marrim
gjithmonë seriozisht.

Drita para ngjyrës

Një hapësirë e ndriçuar keq nuk shpëtohet me mobilje. Ndriçimi vendoset në projekt, jo në fund.

Numri para propozimit

Çdo zgjidhje ka një kosto zbatimi. E themi para se ta vizatojmë, jo pasi ju ka pëlqyer.

Jo — dhe pse

Nëse një kërkesë e dëmton projektin, e themi dhe e argumentojmë. Pastaj vendosni ju.

PLANIMETRIVOLUM
Nga plani te volumiPlanimetria është gjysma e informacionit. Lartësia dhe drita vendosen në volum.
PRERJE H 2,70
PrerjeKu bie drita dhe ku ndalon syri — gjëra që nuk duken në një planimetri.

Skema ilustruese.

Dokumentet

Çfarë mund ta verifikoni.

Përvoja profesionale · 2015 — sot
  • 2025 — vazhdim

    Senior Architect

    Kron Construction — Pajtoni Group

    Tirana Gateway Tower · Plot Z, Palasë. Vizatime teknike dhe detaje, paketa tenderi me preventiva, verifikim punimesh sipas lejes së ndërtimit.

  • 2023 — 2025

    Project Manager / Coordinator

    Arlis Ndërtim — Armaar Group

    Square 21 · Corner Residence · United Towers of Tirana · Green Coast Resort 2, Palasë. Koordinim me projektuesit dhe ekipin teknik.

  • 2023

    Project Coordinator

    Delta Construction sh.p.k.

    Delta Falaise Resort & Village, Palasë — projekt i studios EAA (Emre Arolat Architecture).

  • 2022 — 2026

    Bashkëpunëtore e jashtme arkitekture

    me arkitektin e licencuar Dritan Shuli dhe studio projektimi

    Kontribut në faza të ndryshme të projektimit dhe koordinimit.

  • 2018 — 2021

    Site Project Manager

    Park Construction

    Kompleksi Delijorgji, Tiranë. Specifikime projekti dhe negocim kontratash me nënkontraktorë e furnitorë.

  • 2015 — vazhdim

    Projektim interieri

    Projekte individuale · Primera Group Albania · Brunes Albania

    Interiere për shtëpi dhe vila private.

Licenca, formimi dhe mjetet

Licencë. A.2952, Titulli “Arkitekt”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Kategoria 2.

Formim. MSc Arkitekturë (2015–2018) dhe Bachelor (2012–2015), Universiteti Politeknik i Tiranës.

Mjetet. AutoCAD, SketchUp, 3ds Max, Adobe Photoshop.

WhatsApp Telefononi